Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi se duhet t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës.
I pranishëm në Forumin e Pestë të Zhvillimit të Medias, kryediplomati i BE thekson se është shumë i rëndësishëm sundimi i ligjit në media, ndërsa shtoi se po përgatitet një draft i ri kundër dezinformimit.
“Është shumë e rëndësishme që të flasim për lirinë dhe zhvillimin e medias. Ka pasur zhgënjim sa i përket kushteve ekonomike dhe politike për të zbatuar lirinë në media. Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Mbështetja jonë është e madhe ndaj lirisë së medias. Bashkë me Këshillin e Evropës kemi prezantuar projektin tonë të përbashkët sa i përket lirisë së medias. Është shumë e rëndësishme liria e shprehjes.
Pavarësia në këtë sektor është tejet e rëndësishme dhe për këtë po luftojnë partnerët tanë. Duhet theksuar edhe Universiteti i Gazetarisë, që përgatit brezin e ri të gazetarëve. Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer sa i përket lirisë së medias. Duhen kapacitet të reja për të mbështetur gazetarët dhe për të promovuar të drejtat e tyre. Duam të mbështesim edhe gazetarët investigativë të pavarur në projektet e tyre. Të japim mbështetje për raportin e paanshëm. Gazetarët duhet të vijnë me ide të reja. Do të japim mbështetje për të gjitha këto. Jemi plotësisht në anën e gazetarëve në Shqipëri, për të bërë një punë profesionale dhe ashtu siç duhet. Duhet ndjekur me vëmendje situata politike në vend. BE ka bërë përpjekje për të mbështetur të gjitha shërbimet e medias.
Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media”, deklaroi ambasadori Soreca.