Është zyrtare, The Weeknd do të performojë në “Super Bowl 2021”. Vitin që lamë pas dy këngëtaret që performuan në një nga shfaqjet më të ndjekura në githë botën ishin J.LO dhe Shakira. Performanca e tyre është ndjekur nga miliona njerëz kudo në botë dhe në Youtube ka marrë afërsisht 200 milionë klikime – një performancë prej 14.20 minutash.
Ndeshja e madhe do të transmetohet në CBS të dielën e 7 shkurtit në 2021-shin nga stadiumi “Raymond James” në Tampa, Florida.
Është zyrtare: The Weeknd do të performojë në
Pepsi, sponsori prej kohësh i Super Boël, njoftoi lajmin sot me Roc Nation, kompania e Jay-Z, si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm.
Kujtojmë se para performancës së J.Lo dhe Shakira vitin e kaluar, performacat e fundit të Super Bowl kanë përfshirë këngëtarë si Maroon 5 me Big Boi dhe Travis Scott (2019), Justin Timberlake (2018), Lady Gaga (2017) dhe Coldplay me Beyoncé dhe Bruno Mars (2016) ).
Ndërkohë, shijoni super performancën e dy këngëtareve latine në Super Bowl të vitit 2020: