Filmi “The walk” tregon historinë e francezit Philippe Petit, i cili, në gusht të vitit 1974 eci nëpër një litar, i tendosur dhe pezull nga majat e Kullave Binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork.
Por, pjesa më e frikshme e filmit është histori e vërtetë, dhe disa që kanë parë filmin e kanë quajtur si pjesë që nuk mund të shihet.
Prodhuesi dhe regjisori i filmit Robert Zemeckis është i kënaqur nga ajo çfarë ka bërë. “Qëllimi ishte që të bëj njerëzit që të kenë ndjenjën e marramendjes. Ne kemi punuar shumë pasi ka qenë shumë e vështirë të realizoje atë pjesë”, është shprehur ai.
Marre nga Shekulli