Është kthyer në një çështje në Britaninë e Madhe nëse duhen lejuar minorenet që të konkurrojnë në shfaqje reale si ‘The Voice’ apo jo.
Pas shfaqjes së fundit të këtij reality show, shumë pikëpyetje janë ngritur.
E gjitha erdhi pasi juria e ‘The Voice’ nisi të tallej me njërin prej konkurrentëve.
Si rregull juria qëndron me shpinë nga konkurrentët dhe vetëm u dëgjon zërin, por kur një konkurrent mashkull, Stephen McLaughlin nisi të performonte juria nisi të pyeste njëri-tjetrin nëse ishte femër apo mashkull.
Kur u kthyen për t’a parë Rita Ora dhe Ricky Wilson shpërthyen në të qeshura.
Kjo ka bërë që shumë persona në Twitter t’u kërkojë prindërve që të jenë më të përgjegjshëm dhe mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në spektakle si ky.
Një fakt tjetër që acaroi ndjekësit ishte se dy prej 10 këngëtarëve që ishin 16 vjeç u eliminuan.
Sipas spektatorëve ‘The Voice’ është diskriminues ndaj të rinjve.