Edicioni i gjashtë i “The Voice of Albania” këtë sezon mesa duket do të vij plot risi. E ndërsa ju kemi zbuluar trajnerët e rinj të spektaklit po ashtu edhe për ftesën e produksionit ku shikuesit mund të ishin pjesë e audicioneve të fshehura, tashmë një risi tjetër vjen.
Fjoralba Ponari do të jetë personazhi më i ri i ekranit të Top Channel në “The Voice…”. Ajo do të jetë një “v-room reporter” ose ndryshe gazetarja online e spektaklit e cila do të përcjelli në ekran gjithçka ndodh në faqet online të talent show-t si Facebook, Instagram por edhe Snapchat.
Ajo vazhdon studimet në vitin e saj të fundit për stomatologji dhe ka angazhimin e saj në një biznes familjar. Por pavarësisht impenjimeve Fjoralba mbetet fanse e zjarrtë e muzikës.