Mbrëmja e djeshme në ekranin e Top Channel me spektaklin e The Voice of Albania me netët Live 3 ofroi përsëri argëtim, të qeshura dhe pa dyshim emocione!
Nata u hap nga Alban Skënderaj i cili së bashku me skuadrën e tij u në skenën e spektaklit dhuruan një atmosferë fantastike. Gent Myftaraj shoqëroi në kitarrë skuadrën e cila performoi një kolazh me këngët hit ndër vite të Alban Skënderajt. “Eklips”, “Refuzoj”, “Vetëm ty” dhe “Kam nevojë” ishin katër këngët që sollën në skenë duke bërë që gjithsekush ta shijoi këtë performancë maksimalisht.
Gara nisi me skuadrën e Besës, ku i pari që peformoi ishte Aldo Prendushi i shpëtuari i Besës natën e dytë Live, duke performuar “You’re Nobody ‘Till Somebody Loves You” nga James Arthur. Menjëherë pas tij, në skenë u ngjit Anxhela Elmazi me “Telephone” të Lady Gaga, duke ndryshuar atmosferën në spektakël.
Lis Asllanaj solli në talent show-n “A thu” nga Shpat Deda. Pas tij, në skenë u ngjit Laureta Hasani me “Bang Bang”, bashkëpunimin e Jessie J, Ariana Grande dhe Nicki Minaj. Lidia Lufi performoi e fundit “Try” nga Janis Joplins. Ndërkohë, Laureta mbrëmë provoi ndjesinë e të qënit për herë të parë në televotim.
Tre artistët e skuadrës së Alban Skënderaj performuan mbrëmë dy herë. Por rradhën e dytë si konkurentë! Sia zbriti me “Chandelier” e cila u intepretua nga italianja Chiara Tinnirello. Shpendi solli në spektakël The Police “Roxanne” ndërsa i fundit që intepretoi nga skuadra e Albanit ishte Klinti Çollaku me me “Somebody to love” të Queen.
Të fundit që mbyllën garën e natës së tretë live ishin Medina dhe Mario. Medina Salihu, e shpëtuara e javës së kaluar nga trajneri Xuxi performoi “Something’s got a hold on me” të Christina Aguilera. Mario Mancelli, rrokeri i skuadrës erdhi shumë ndryshe nga herët e tjera, duke performuar “Unconditionally” nga Katy Perry.
Mbrëmja e tretë pati mysafirë edhe djemtë e NRG Band të cilët dhuruan emocione të papërshkrueshme duke dhuruar një kolazh nga reportori i tyre. Pas përfundimit të performancave të dhjetë artistëve, skuadra e Ronës u ngjit për të performuar në skenë. Një kolazh më tre këngë të Lauryn Hill, u soll nga ata në skenën e spektaklit. Trajneria së bashku me ndihmës trajneren Kamela Islamaj dhe tre artistët e mbetur në skuadër, performuan “Doo – Wop(that thing)”, “Everything is everything” dhe “Ready or not”. Lidia, Laureta dhe Lidia i shijuan pafund momentet në skenë me trajneren dhe Kamelën.
Por mbrëmja e tretë live e spektaklit përveç emocioneve të bukura, solli edhe trishtim, duke larguar përfundimisht nga gara me anë të televotimit artistët Medina Salihu dhe Laureta Hasani.
Artistët që vijojnë të jenë pjesë e ‘The Voice of Albania’ janë:
Skuadra Alban: Chiara, Shpendi dhe Klinti
Skuadra Besa: Aldo dhe Anxhela
Skuadra Rona: Lidia dhe Lisi
Skuadra Xuxi: Mario
Ndërsa janë edhe tre javë të tjera, grupi i konkurentëve sa vjen e ngushtohet. Por kush do të jetë zëri i ardhshëm i Shqipërisë?!/imalbania.com/