Pas 6 aducionesh te fshehura, 4 betejash e 2 faza knockout konkurentet e The Voice of Albania po mberrijne ne nje tjeter sfide, edhe me te forte por edhe me argetuese: te premten nisin netet LIVE. Tashme ne çdo skuader kane mbetur vetem nga 4 konkurente qe perseri do duhet te sfidojne njeri- tjetrin per te mbetur deri ne fund pjese e skuadres, pjese e sfides qe po shkon drejt finales se madhe qe do te jete me 2 janar.
Trajneret, Alma, Elsa, Genci dhe Sidriti kane qene gjithheret, ne çdo faze perballe nje vendimi te veshtire: ke te mbajne ne skuadren e tyre. Tashme ata i kane bere zgjedhjet. Alma ka ne skuader Olsen nga Vlora, Annen nga Lezha, Aldon nga Shkodra dhe Majlinden nga Prishtina. Genci ka mbajtur ne skuader Erinen nga Pogradeci, Aslaidonin qe erdhi enkas nga Italia per The Voice of Albania, Frenklin nga Vlora dhe amerikanin Daniel Cook qe jeton prej vitesh ne Tirane ku edhe eshte martuar me nje vajze shqiptare. Elsa ka ne skuader Arbin, Andin dhe Megin nga Tirana si dhe Albinen nga Peja. Ndersa Sidriti ka Gentin nga Prishtina, Jetonin nga Durresi, Edonen nga Vushtria e Kosoves dhe Semin nga Tirana.
Sfida do te jete e forte ne 5 nete live qe do te fillojne kete te premte. Do te jene ende trajneret ata qe do te vendosin se ke mbajne e ke largojne nga gara. Por deri kur vendosin trajneret? Do te duhet te ndjekim netet live per te kuptuar si vijojne formulat e kesaj gare. Sigurisht qe nuk do te mungojne dhe performancat per konkurentet por edhe nga trajneret e tyre. Do te kete dhe te ftuar speciale, qe produksioni i mban ende sekret. Cdo na sjelle e premtja e pare live? Kush do te jene te paret nga skuadrat qe do te largohen perfundimisht nga gara? Duhet te presim te premten naten e pare live te The Voice of Albania 4. Nje gje eshte e sigurte: misioni i trajnereve per te zgjedhur me te miret mes te mireve do te jete edhe me i veshtire.