Ashtu si ju informuam edhe javën e kaluar, pas mbylljes së fazës së betejave “The Voice of Albania” do të aplikojë një formulë të re ashtu si produksionet simotër në Hollandë, SHBA etj. E ndërsa mbetej ende enigmë se si do të funksiononte kjo formulë, mesaduket autorët e spektaklit kanë vendosur që superbetejat e versionit shqiptar të “The Voice” mos të kenë shumë ndryshime nga versionet e huaja.
Por si do të funksionojnë SuperBetejat?
8 konkurrentë të çdo skuadre, këndojnë në këtë fazë këngën që e kanë zgjedhur vetë, duke pretenduar të japin maksimumin për të marrë një vend në Netët Live. Gara kësaj here ka një formë të re. 4 janë karriget e vlerësimit që trajneri ka në dispozicion për të ulur në to gjysmën e konkurrentëve të tij. Ata do të këndojnë njëri pas tjetrit në skenë dhe trajneri i çdo skuadre do t’i ulë ose jo në karrigen që iu siguron një vend për Natën e parë Live. Në fund të garës, nga karrigia e parë e deri te e katërta do të jenë ulur sipas renditjes katër konkurrentët më të mirë. Për herë të parë formula e Super Betejave është e ndryshme dhe i jep mundësi çdo konkurrenti të vijë në skenë e të performojë duke synuar që trajneri t’i ulë në karrige. Një vend në karriget e vlerësimit, do të thotë një vend në Netët Live.
SuperBetejat do të nisin duke filluar që sonte, nën drejtimin e Ledion Liços në ekranin e Top Channel./imalbania.com/