Ka perfunduar nata e dyte e audicioneve te fshehura te The Voice of Albania 5.
Shumë ritëm, shumë spektakël dhe shumë performanca fantastike nga konkurentët janë shpërfaqur në këtë mbrëmje të dytë, të Audicioneve të Fshehura. Por pas nuk mbeten as trajnerët, që i kanë dhënë kësaj mbrëmje ngjyra fantastike, duke mos ngurruar të “ndeshen” dhe mes njëri-tjetrit, për të pasur në ekipet e tyre zërat më të mirë.
Në këtë mënyrë kanë filluar të profilizohen edhe ekipet, si dhe të kristalizohen edhe preferencat e trajnerëve, për të pasur një mozaik sa më të pasur zërash në ekipet e tyre. Por është akoma herët për të thënë fjalën e fundit. Do të duhet të presim edhe disa netë të tjera në vazhdim, derisa të plotësohen tërësisht ekipet e të katër trajnerëve me nga 14 konkurentë, që në total do të jenë 56 zëra, të cilët do të vijojnë fazat e mëpasshme, për të zgjedhur zërin më të mirë, në “The Voice of Albania 5”.
Deri atëherë, takimi më i shpejtë i këtij spektakli do të jetë java e ardhshme, ku do të ndiqni vazhdimin e Audicioneve të Fshehura.
Sidriti ka përzgjedhur 3 konkurentë të tjere në skuadrën e tij natën e dytë:
Ana Bakaj
Mosha: 18 vjeç
Vendlindja: Greqi
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Shkolla e Mesme e Përgjithshme
Ka lindur në Greqi dhe jeton në Tiranë. Ajo është me origjinë nga Shkodra. Ka mbaruar vitin e tretë në gjimnazin “Qemal Stafa”. Ana mendon se talentin për të kënduar e ka trashëguar nga familja. Njëkohësisht me angazhimin nëpër aktivitetet e shkollës dhe jashtë saj, Ana ka marrë edhe leksione muzike. Si gjithë vajzat e moshës së saj, i pëlqen të ndihet në qendër të vëmendjes, ekrani dhe aktivitetet që e evidentojnë.
Blend Qerimi
Mosha: 19 vjeç
Vendlindja: Gjilan
Vendbanimi: Gjilan
Arsimi: Studion Arkitekturë
Studion arkitekturë dhe sapo ka fituar një bursë studimi për në Gjermani, por dështimi i vjetshëm në skenën e ‘The Voice’, është pengu që po e shtyn të lërë çdo gjë e t’i përkushtohet edhe njëherë skenës. Gjatë kësaj kohe, tregon se ka fituar vetëbesim dhe se është angazhuar në disa aktivitete të rëndësishme muzikore, në teatrin e qytetit, ku ka kënduar para njëmijë vetëve dhe në disa lokale në Gjilan. Ndryshe nga viti i kaluar, kësaj here, askush nga familja nuk e di, se ai do të konkurrojë sërish në ‘The Voice’. Kjo do të jetë surpriza që i ka përgatitur familjes së tij, e cila ka traditë të vjetër muzikore.
Alberigo Marku
Mosha: 25 vjeç
Vendlindja: Gjadër, Lezhë
Vendbanimi: Gjadër, Lezhë
Arsimi: Gjuhët e Huaja, Shkodër
Alberigo i bie pianos dhe kitarës. Ka marrë mësime private muzike në Shkodër. Prej moshës 14-vjeçare është angazhuar pranë shoqatës “Ambasadorët e Paqes”, si vullnetar, duke mbuluar gjithë zonën e Lezhës. Ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike, të Gjuhëve të Huaja, në Shkodër. Studimet e larta i ka ndërprerë, për shkak duhet të largohej në Itali për motive familjare. Pas përfshirjes me korin e kishës së Gjadrit, zbuloi se kishte talent edhe për të kënduar, gjë që e shtyu edhe më tej, duke aplikuar për në ‘The Voice of Albania 5’.
Alma ka përzgjedhur 2 konkurentë të tjerë në skuadrën e saj këtë mbremje:
Klaudia Salillari
Mosha: 20 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Ekonomik
Punon si ndihmës-ekonomiste në një kompani ndërtimi, edhe pse nuk ka studiuar për ekonomik, por ka mbaruar liceun për piano. Ka qenë motra ajo që ka zbuluar talentin e saj dhe e regjistroi në lice. Tani është në procedura për të studiuar piano në Australi, aty ku jeton e motra. Ka qenë pjesë e një bande muzikore dhe ka kënduar në lokale të njohur në kryeqytet. Për momentin banda është shpërndarë, por Klaudia vazhdon të këndojë, edhe pse tanimë vetëm në dhomën e saj, me pianon e saj, me spektatorë të përkushtuar dy prindërit.
Anabela Zeka
Mosha: 18 vjeç
Vendlindja: Durrës
Vendbanimi: Durrës
Arsimi: Studion Matematikë
Ka kënduar që e vogël, por është ushqyer nga familja me synimet për të pasur në jetë një profesion të sigurt, ndaj edhe ndjek studimet e larta në Tiranë për matematikë. Ndërkaq, e frymëzuar edhe nga vëllai i saj, Bletari, nuk e ka lënë dëshirën për muzikën që t’i kthehet në një kujtim të bukur, prandaj edhe vjen ne ‘The Voice’, për të shpalosur para së gjithëve talentin e saj, por edhe për te shijuar një garë të veçantë së bashku me vëllanë e saj, Bletarin.
Jonida ka përzgjedhur në natën e dytë 1 tjetër konkurente në skuadrën e saj:
Ardiana Mehmeti
Mosha: 17 vjeç
Vendlindja: Mitrovicë
Vendbanimi: Mitrovicë
Arsimi: Shkollë Muzike
Është maturante dhe ndjek ‘Rock School’. Prej një viti është soliste e një bande rock. Këndojnë në lokale nate dhe kanë krijuar publikun e tyre të vogël. Ardiana ka fituar vendin e tretë në një festival Rock-u në Prizren dhe ka marrë pjesë në disa koncerte në këtë qytet. Thotë se në Mitrovicë të gjithë e njohin për shkak të bandës së saj, me të cilën ushtrohet dy herë në javë, për të qenë gati për performancat live në fundjavë. I bie pianos dhe ka disa cover-a në Instagram. Thotë se kur të rritet ka dëshirë që të jetë profesoreshë e muzikës.
Genci ka përzgjedhur 4 konkurentë në skuadrën e tij natën e dytë:
Kristi Skëndaj
Mosha: 18 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Shkolla e Mesme e Përgjithshme
Ka vetëm një vit e gjysmë që këndon dhe ndihet shumë entuziast për zbulimin që ka bërë për veten. Dhe nuk e ka lënë me kaq. I frymëzuar nga vëllai i madh që i binte kitarës, filloi edhe Kristi të mësonte pak nga pak t’i binte në mënyrë autodidakte. Tani e zotëron atë mirë, sa të shoqërojë këngët e tij me kitarë. Në këtë garë vjen i sigurt, pa presionin që mund t’i shkaktonin emocionet, sepse shprehet se është në gjendje që t’i kontrollojë.
Silvi Mema
Mosha: 25 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Juridik
Elbunit Krasniqi
Mosha: 22 vjeç
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Prishtinë
Arsimi: Studion Mjekësi
Student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë. Ka filluar t’i bjerë kitarës që kur ka qenë i vogël. Kujton si gëzimin më të madh të jetës së tij, ditën kur bleu një kitarë të vërtetë. Ka kaluar disa rryma muzikore, derisa ka gjetur rrymën e tij, që ai e quan ‘indipendente’. Thotë se i pëlqen muzika që krijon ndjenjë. Shprehet se ka qenë muzikant, para se të ishte student mjekësie. Edhe kur të bëhet mjek, ai do jetë gjithmonë muzikant. Por nuk është shfaqur askund. Këndon vetëm në shtëpi. I pëlqen dizajni dhe krijon programe kompjuterike. Ndonjëherë luan basketboll.
Ernesa Surdulli
Mosha: 16 vjeç
Vendlindja: Gjilan
Vendbanimi: Gjilan
Arsimi: Studion Piano