Para se fëmijët të ngjiten në skenë, të këndojnë, të realizojnë ëndrrën e tyre, kanë gjithmonë dikë që i mbështet dhe përjeton me ta çdo emocion. Familjarët e fëmijëve kanë mbushur këto muaj mjediset e studiove të Top Channel.
Gara nuk është më vetëm një garë, por një eksperiencë unike, e cila ndihet nga e gjithë familja dhe jo vetëm nga fëmijët, të cilët konkurrojnë për të patur një vend në skuadrën e trajnerit të tyre të preferuar.
E tillë është historia e Samuelit të vogël, i cili shoqërohej në Audicionet e Fshehura nga e gjithë famija e tij, përfshirë gjyshërit dhe hallat, tezet, dajat e xhaxhallarët. Megjithëse Samueli nuk e kaloi fazën pasuese ai kishte të gjithë famijen për ta mbështetur dhe për të shijuar këtë aventurë televizive.