Në 8 edicione të ‘The Voice’ të realizuara në Shqipëri, nga të cilët 6 kanë qenë me konkurrentë të rritur dhe 2 me fëmijë, mund të themi që ky edicion është më i ndjekuri. Klikimet tregojnë se në 7 videot më të ndjekura në kanalin zyrtar të YouTube të ‘The Voice of Albania’, 3 prej tyre janë nga ky edicion i ‘The Voice Kids’, i cili vjen javën e ardhshme me Netët Live.
Një sukses i padiskutueshëm i Danjelës në Audicionet e Fshehura, me këngën ‘Me ty’. Trajnerët u kthyen për të, por suksesi i asaj nate pati jehonë edhe më tej. Video e Danjelës në YouTube ka kaluar mbi 1 milion klikime, duke u bërë kështu video më e pëlqyer në historinë e ‘The Voice of Albania’. Në më pak se 4 javë, Danjela lë pas videon e Audicionit të Fshehur të Enca Haxhisë, video e hedhur 4 vite më parë, e cila ka mbajtur vendin e parë në këtë kanal prej shumë kohësh.
Ajo ndiqet nga të tjera performanca nga ‘The Voice Kids’. Menjëherë pas saj vjen Ana, me performancën në Audicionet e Fshehura, Evil like me, duke kaluar si rrjedhojë video e dytë më e klikuar e ‘The Voice Kids’ të këtij sezoni.
Në listën e videove më të klikuara në kanalin e ‘The Voice of Albania’ është edhe Audicioni i Fshehur i Siborës, që u paraqit në Audicionet e Fshehura me këngën e Arilena Arës, e cila renditet e treta në videot më të klikuara të ‘The Voice Kids’.
Ja lista e videove më të klikuara në kanalin e YouTube të ‘The Voice of Albania’. Jehona Ponari është konkurrente e ‘The Voice of Albania’ 6 dhe vetem tre janë nga edicionet e mëparshme, dy prej të cilave kanë qenë pjesë e edicionit të parë.
- Danjela, The Voice Kids, Sezoni 2 1,010,488 klikime
- Enca Haxhia, The Voice of Albania, Sezoni 1 830,338 klikime
- Nita Bahtiri, The Voice of Albania, Sezoni 1 677,342 klikime
- Ana, The Voice Kids, Sezoni 2 434,688 klikime
- Jehona Ponari, The Voice of Albania, Sezoni 6 403,718 klikime
- Florent Abrashi, The Voice of Albania, Sezoni 3 376,122 klikime
- Sibora, The Voice Kids, Sezoni 2 370,915 klikime
Top Channel