Po, e keni lexuar mirë: The Simpsons do të kenë një episod live, transmetimi i të cilit parashikohet për në datë 15 maj.
Por si do të ndodh kjo kur kemi të bëjmë pikërisht me personazhe të animuar te cilat vijnë në jetë përmes zërit që aktor të njohur i japin? Do të jetë pikërisht Homer, përmes zërit të Dan Castellaneta, që do t’u përgjigjet disa pyetjeve të fansave gjatë tre minutave të fundit të episodit. Për të realizuar këtë, produksioni prej disa muajsh po përdor një sistem të sofistikuar motion capture që do t’i mundësoj personazhit për të patur një coordinim preçiz vokal dhe facial për fjalët që do mund të thotë në të parin transmetim “direkt” në historinë e serialit.
Al Jean, producenti ekzekutiv i serialit të suksesshëm, ka deklaruar kënaqësinë e tij për sa do të ndodh:
Për sa kam njohuri, kjo është hera e parë që realizohet një episod live me një shfaqje të animuar. Dhe Dan është padyshim një improvizues i madh në gjininë e komedisë duke premtuar një moment unik.