Pas gati një viti nga akuzat e bëra nga Frank Sivero kundër serialit The Simpsons, gjyqtari ka arkivuar përfundimisht çështjen.
Aktori, i cili ka interpretuar rolin e mafiozit në filmat Goodfellas dhe Godfather – Pjesa II, pretendonte se krijuesit e serialit kanë kopjuar ngjashmërinë e personazheve të tij për gangsterin e quajtur Louie dhe kishte kërkuar 250 milionë dollarë si kompensim, duke përmendur faktin se në vitin 1989, ndërsa po zhvillonte personazhin e tij në Goodfellas, jetonte në një apartament në Sherman Oaks ngjitur me banesën e dy autorëve të The Simpsons, dhe prej vitesh diskutonte me James L. Brooks për një bashkëpunim të mundshëm.
Gjykatësi vendosi se jo vetëm personazhi nuk ishte një kopje e shëmbëlltyrës së aktorit, por se kishim të bënim me një parodi të personazheve të përfaqësuara nga mafiozë, për të cilët nuk mund të kërkohen të drejtat mbi ngjashmërinë.
Personazhi i Louie është shfaqur në pesëmbëdhjetë episode të serialit, në The Simpsons Movie dhe video lojrat e serialit.