Fox Networks Group ka lajmëruar që produksioni i tij i parë europian do të mbajë titullin The Nine (provizor).
Seriali i ri me 8 episode, i krijuar nga Matthew Parkhill (Rogue) dhe Simon Maxwell (American Odyssey), do të transmetohet në kanalin FOX në më shumë se 50 shtete të Europës dhe Afrikë. Xhirimet do të nisin gjatë muajve të parë të 2017-ës.
The Nine (titulli provizor) është një spy story e thellë me zhvillime psikologjike. I shkruajtur nga Matthew Parkhill, Simon Maxwell dhe Stephen Thompson (Jericho, Sherlock, Doctor Who) seriali është i ambientuar midis Anglisë, Shteteve të Bashkuara, Iranit, Libanit dhe Francës dhe ka për protagonist Max Easton, një ish spiune që ka vendosur të marrë hakun për vdekjen e të birit, e gjendur në mes të luftës midis Shërbimeve Sekrete dhe kospiracionit në raport me situatën politike në Mesdhe.
“Pas suksesit me produksionet ndërkombëtare, kemi vendosur të realizojmë një serial prodhuar posaçërisht për tregun europian por me të gjithë elementët për t’u bë bërë një sukses botëror” ka deklaruar Jeff Ford, Senior Vice President Content Development, i Fox Networks Group Europe & Africa. “Do të punojmë me disa nga talentet më të njohur europian, për t’ia ofruar The Nine 250 milionë spektatorëve tanë në Europë dhe Afrikë”.
The Nine do të prodhohet nga Hilary Bevan Jones (Roald Dahl’s Esio Trot, State of Play, The Escape Artist), fituese e një Emmy Award, dhe Tom Nash (Restless, Esio Trot, Partners in Crime) për Endor Productions.
Producent Executive të serialit janë Jeff Ford dhe Sara Johnson.