he Miss Globe Beauty Pegeant ngre sot siparin me edicionin e tij të 44-rt, dhe të katërmbëdhjetin vit radhazi të organizuar nga Deliart Association. 55 princesha do të jenë në këtë garë të madhe bukuri për të fituar kurorën e më të bukurës së globit në një nga dhjetë formatet më të rëndësishme të kësaj kategorie në botë. Kanë mbërritur sot në aeroportin e Rinasit konkurrentet e para, sëbashku me drejtorët nacionalë, të mirëpritura nga stafi i Deliart dhe e zonja e shtëpisë, Miss Shqipëria 2017, Alesia Coku.
Më pas, konkurrentet të shoqëruara nga makinat zyurtare të eventit të kompanisë Ateks, udhëtuan për në Fafa Resort në malin e Robit, e cila do të jetë rezidenca zyrtare e tyre gjatë gjithë kohës së qëndrimit 15 ditor të programit të eventit.
The Miss Globe Beauty Pexhënt do të ketë njjë tur turistik dhe me aktivitete të shumta në qytetet e Belshit, Divjakës, Durrësit, Pogradecit, Kamzës, Krujës, për ta përmbyllur në ditën e fundit në datën 3, kur është edhe finale, me aktivitete të shumta edhe në qytetin e Tiranës. Eventi botëror i bukurisë vjen në ekranin e televizionit Shqiptar, si një bashkëpunim i këtij të fundit me Deliart Association.