The Irishman, i shumëperfoluri gangster movie i regjizorit Martin Scorsese me aktorin Robert De Niro është bërë me dije se do të nisë xhirimet këtë fundvit. Ndërsa e drejta botërore e shpërndarjes është blerë nga Netflix.
Një tjetër arritje për kolosin e video streaming, që forcon edhe më shumë lidhjen e tij me kinemanë e autorit dhe që sëbashku me Amazon po bën revolucion jo vetëm me furnizimin por edhe skenaret produktive të kinemasë kontemporane.
Për momentin nuk ka një reagim zyrtar përsa i përket marrëveshjes nga ana e kompanisë, por zërat janë konfirmuar nga burime të sigurta që e kanë konfirmuar website-in IndieWire.
I bazuar në librin e Charles Brandt të vitit 2004 me titull “I Heard You Paint Houses”, që rrëfen jetën e vrasësit të mafias Frank Sheeran, i njohur ndryshe si “Irlandezi” (The Irishman), filmi ka si skenarist Steve Zaillian dhe është bashkëpunimi i nëntë i Scorsese me De Niro, i nisur në 1973 me filmin Mean Streets për të përfunduar pas 25 vitesh me filmin Casino.