Edhe Warner Bros i shtohet listës së kompanive të filmit që po ndërrmarin masa kundër përhapjes së Koronavirusit. Produksioni i The Batman, i cili ndodhet aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar, është ndërprerë për dy javë. Nuk dihet ende nëse ky pezullim i xhirimeve do të ketë ndikim në shfaqjen e filmit, parashikuar për në 21 qershor 2021.
Regjizori i filmit është Matt Reeves ndërsa Robert Pattinson në rolin e protagonistit.