Disney+ ka vendosur të anullojë serinë e saj të Star Wars, “The Acolyte”, duke mos e rinovuar për një sezon të dytë. Sipas një raportimi nga Deadline, kjo seri e vendosur gjatë ditëve të fundit të erës së Lartë të Republikës, nuk do të vazhdojë më tej.
“The Acolyte” ishte një triller misterioz që përqendrohej në një ish-Padawan, të luajtur nga Amandla Stenberg, e cila ribashkohet me Mjeshtrin e saj Jedi për të hetuar një seri krimesh. Megjithatë, ata zbulojnë se forcat me të cilat përballen janë më të errëta dhe më të rrezikshme se sa kishin parashikuar.
Sezoni i parë përfundoi me një kthesë dramatike: Osha, një nga personazhet kryesore, vret ish-mjeshtrin e saj Sol përmes një force mbytëse dhe pastaj përdor kristalin kyber për të ndryshuar ngjyrën e shpatës së saj nga blu në kryesisht të kuqe, duke lënë vetëm një pjesë të vogël blu në majë. Ndërkohë, motra e saj binjake, Mae, bie dakord që t’i fshihet kujtesa përpara se të merret në kujdestarinë e Jedi-ve, ndërsa Osha vendos të stërvitet me The Stranger.
Kasti i serisë përfshinte Amandla Stenberg në rolet e dyfishta si Mae dhe Osha, Manny Jacinto si The Stranger, Lee Jung-jae si Mjeshtri Sol, dhe Rebecca Henderson si Jedi Mirialan Vernestra Rwoh. Pjesë e kastit ishin gjithashtu Carrie-Anne Moss si Mjeshtrja Indara, Dafne Keen si Jedi Jecki, Jodie Turner-Smith si Nëna Aniseya, Charlie Barnett si Jedi Yord Fandar, Dean-Charles Chapman si Mjeshtri Torbin, dhe Joonas Suotamo si Jedi Wookiee i quajtur Kelnacca.
Ky vendim për anulimin e serisë është një goditje për fansat që prisnin më shumë nga ky univers i zgjeruar i Star Wars.