Aleksandër Lalo gjatë ditëve të fundit të jetës së tij ishte angazhuar si kryetar jurie në spektaklin “C’est la vie”. Dhe pikërisht mbrëmjen kur ai humbi jetën, moderatorja Marina Vjollca dhe pjesëtari i jurisë Altin Goci, gjatë transmetimit të programit theksuan se ishin live.
Kjo ngjarje solli shumë polemika dhe ndjekësit në rrjete sociale kryqëzuan me komente Altin Gocin për deklaratën e tij.
Sot këngëtari ka vendosur të thotë fjalën e tij rreth kesaj çështjeje duke shpjeguar se deklarata e tij i referohej pjesës së këndimit dhe orkestrës, dhe jo regjistrimit të programit.
“Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite. Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera. Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te #C’estlavie i referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.
Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une i referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi i programit.
Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere.”-ka shkruar ai.