Kalon testin tek kafshët me rezultate pozitive një vaksinë kundër COVID-19. Preparati ka aktivizuar tek kaviet e laboratorit antitrupa në sasi të mjaftueshme për të neutralizuar koronavirusin Sars Cov-2. Kërkimi është i Universitetit të Pittsburgh School of Medicine dhe është publikuar në revistën e Lancet, ‘EBioMedicine’
Pas testimit mbi kaviet, ‘PittCoVacc’ ka stimuluar një reagim imunitar kundër virusit brenda dy javësh. Autorët e studimit tani po kërkojnë autorizimet e nevojshme nga ‘Food and Drug Administration’ për të nisur në muajt e ardhshëm testimin e fazës së parë mbi njeriun, ku bëhet verifikimi i medikamentit. Teorikisht testimet mbi pacientët zgjasin një vit, që është koha e mjaftueshme protokallare e ndjekur deri më sot.
Kërkuesit shpjegojnë se kjo vaksinë fuksionon në mënyrë më të thjeshtë, tipike e vaksinave tradicionale kundër gripit, pasi shfrytëzon fragmente të proteinave virale të krijuara në laborator për të stimuluar një përgjigje imunitare./Klan Plus