Tesla është rritur aq shumë sa është shndërruar në një nga 20 markat me vlerën më të lartë në botë, gjë që është diçka e jashtëzakonshme për një shtëpi automobilistike, për të mos folur pastaj për një shtëpi automobilistike që prodhon makina elektrike. Tregu i kapitalizimit të markës është rritur së fundi, duke kapërcyer shifrën 1 trilion dollarë.
Sipas një artikulli të publikuar nga Trading Platforms, vlera e markës së Tesla është rritur me 184% vit pas viti në 2021-shin, e cila është më e larta se gjithë shtëpitë automobilistike në botë.
Shtëpia automobilistike për makina elektrike e Silicon Valley është rritur me një ritëm të shpejtë gjatë viteve, me rritje treshifrore këtë vit, dhe vlera e markës tani është 36.27 miliardë dollarë.
Është e rëndësishme të theksohet se shumë njerëz, në mesin e të cilëve analistë të respektuar, priren ta vlerësojnë Tesla-n si një shtëpi automobilistike, duke thënë se vlerësimi i saj dhe mënyra se si tregu e percepton atë ka të meta.
Megjithatë, Tesla është shumë më shumë se një shtëpi automobilistike dhe kjo është, pjesërisht arsyeja, sepse vlera e markës së saj është më e lartë se ajo e rivalëve automobilistikë. Tesla është një kompani teknologjike, një shoqëri software, një prodhues baterish, një shoqëri energjie, një kompani e Inteligjencës Artificiale etj.
Siç mund të shihni në grafikun e 10 markave me rritjen më të lartë për vitin 2021, Tesla krahasohet me markat më të mira në rritje për vitin 2021, dhe lista, për fat të mirë, nuk kufizohet ndaj shtëpive automobilistike.
Në fakt, Tesla është e vetmja shtëpi automobilistike në listë, e cila përfshin kompani të kalibrit Microsoft, Apple e Amazon, rritja e vlerës së markës të të cilave ka qenë më e ulët se 30%. Edhe për Salesforce, megjithëse renditet e dyta, rritja e vlerës së markës është 37% krahasuar me 184% të Tesla.
10 MARKAT ME RRITJEN MË TË LARTË PËR VITIN 2021
Burimi: Statista