“Terrifier 2” është filmi horror i cili ka bërë që shikuesit të vjellin dhe të humbin mendjen për shkak të egërsisë së fortë dhe skenave shqetësuese, teksa vet producenti ka lëshuar një paralajmërim për “ata që janë me zemër të dobët”.
Ngjarja ndjek historinë e klounit Art që përcjell një vajzë adoleshente dhe vëllanë e saj në natën e Halloween. Pavarësisht dhunës dhe tmerrit, filmi mori vlerësime të shkëlqyera, ku disa e quajtën “filmi horror më i mirë i vitit”.
Pjesë të filmit thuhet se janë aq të dhimbshme dhe të dhunshme, saqë disa kinema duhej të thërrisnin ambulancën, sepse shikuesve po u binte të fikët. (Kliko për të parë videon)