Tërmeti i ditës së shtunë i shkallës 5.7 Righter dhe intensitet 7.5, ja shkaktuar jo pak dëme në Tiranë dhe Durrës ku u ndje së tepërmi por edhe në disa qytete të vendit përfshirë këtu dhe televizionet që ndodhen në kryeqytet.
Top Channel mesa duket është një ndër më të prekurit, ku nga pamjet që vetë televizioni ka publikuar kanë pësuar dëme të shumta materiale dy studio përkatësisht ajo e emisionit “Në Shtëpinë Tonë” dhe studios së edicioneve informative.
Ngjarja e paparashikueshme ka shkaktuar edhe panik në studio të tjera televizive që kanë qënë gjatë regjistrimit të programeve por edhe në transmetim direkt. /IMA/