Një tërmet i fortë me magnitudë 6.9 ballë ndodhi në Antarktidë pranë bazës kiliane Eduardo Frei, i cili u vu në gatishmëri për evakuim për rrezikun nga cunami.
Tërmeti u regjistrua në 20:36 me orën lokale në një thellësi prej 15 kilometrash dhe epiqendër rreth 210 km në lindje të bazës kiliane.
Zyra Kombëtare e Emergjencave e Ministrisë së Brendshme Kilian (Onemi) ka kërkuar të “braktisë bregdetin e territorit Antarktik” nga frika e një cunami.