Shaqir Kasmi, është banor i njësisë 8 në kryeqytet.
Gjatë një bisede me zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ai ka denoncuar Bashkinë e Tiranës, se e ka përjashtuar nga procesi i rindërtimit ndonëse banesa e tij është shkatërruar nga tërmetet e vitit të shkuar.
“Me tërmetin e parë të 21 shtatorit mu shemb shtëpia. Më thanë që do të vijnë ata të Minisbashkisë nr.8. Ditën e tretë e pa një inxhiniere Alma Zorba. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”.
Shaqir Kasmi, ka një fatkeqësi të dyfishtë. Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Fatkeqësia tjetër ishte se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëme në shtëpi, megjithëse ai pretendon një realitetet krejt të kundërt.
“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmën e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme. Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”