Termeti i para pak minutave në Tiranë ka përcjellë një panik tek të gjithë qytetarët por edhe në studiot e televizioneve të cilat po transmetonin drejtëpërdrejt programet e tyre.
Një prej tyre është edhe formati i paradites në Top Channel, “Në Shtëpinë Tonë”. Teksa ishte duke transmetuar drejtëpërdrejt lëkundjet janë ndjerë edhe në studio ku në hapsirat e dekorit të emisionit kanë filluar të bien objekte të ndryshme.
Në moment shihet moderatori Florian Agalliu i cili menjëherë ndihmon të ftuarën e emisionit që ishte duke gatuar për te shmangur çdo incident të mundshëm./IMA/