Një tërmet është regjistruar këtë mbrëmje në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake nga Instituti Gjeoshkencës tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter me epiqendër 9km në Lindje të “Fushë Arrëzit”, ndërsa thellësia e saj ka qenë 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë dhe Tiranën.