Një tërmet është ndierë mbrëmjen e sotme në vendin tonë, ku lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë.
Raportohet se baza e tërmetit ka qënë në zonën e Follorinës, vend në Greqi në afërsi të kufiriti të vendit tonë sipas Universitetit të Athinës.
Tërmeti ka patur një magnitudë prej 5.3 ballësh dhe është ndjerë në shumë qytete të vendit.
Thellësia lokale ishte 10 km.
Dhjetë minuta më vonë, në orën 23.53, në të njëjtën zonë pasoi një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.