Pas martesës me gruan 50 vite më të re, kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi ka dhënë dorëheqje nga posti që mbante. Me anë të një deklarate të drejtuar besimtarëve myslimanë, ish-kreu i Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi njofton dorëhiqet nga kreu i BFI-së, post të cilin e mbajti për një kohë të gjatë. Në arsyetimin e dorëheqjes, Rexhepi thekson se gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të BFI ka punuar në ngritjen e arsimit të brezave të rinj dhe se për gjithë punën i përgjegjshëm ndihet para Zotit dhe ligjeve. Vendimi i martesës me një grua 50 vite më të re shkaktuan mjaft reagime në opinion. Kurorëzimi i tyre u bë një ditë para festës së Fiter Bajramit dhe sipas mediave maqedonase kjo është martesa e dytë për të.
Katër vite më parë gruaja e Sylejmanit ka ndërruar jetë. Disa media maqedonase përfshirë edhe ‘News33’ publikuan lajme se kryemyftiu në datën 9 maj kishte tërhequr më shumë se 1 milion euro cash nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut, përmes ‘Shparkase Bank’. Ai nuk kishte dhënë asnjë arsyetim ku do shkonin këto para dhe pse ishin tërhequr.
Rexhepi shkruan: Kohëve të fundit në opinion qarkulluan një sërë dezinformatash dhe u zhvillua një fushatë të cilën unë e vlerësoj jocivilizuese që kishin të bëjnë më personalitetin tim e qe hodhën hije mbi aktivitetin dhe angazhimin tim në krye të BFI në RMV.
Si prijës fetar dhe njeri, jam thellësisht i prekur nga kjo fushatë denigruese por ne asnjë çast nuk e kam kontestuar të drejtën e askujt të shpreh mendimin dhe opinionin e vetë duke u mbështetur në faktin se Gjykatësi i vetëm dhe përfundimtar i veprave dhe veprimeve të çdo njeriu është dhe do të mbetet vetëm Allahu Fuqiplotë.