Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente të cilat ishin të falsifikuara.
I arrestuari është shtetasi me inicialet F.H 39-vjeç banues në Kosovë, të cili gjatë kontrollit nga autoritete kufitare të Portit të Durrësit, konstatuan se ai po tentonte të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.
Sipas forcave blu 39 vjeçari Kosovar do kalonte pikën kufitare nga Porti i Durrësit me automjetin e tij, ndërsa pas arrestimit provat materiale u dërguan pranë Prokurorisë së Rrethi Gjyqësor Durrës për hetime të mëtejshme.