Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku si pasojë e një aksidenti ka ndërruar jetë një i moshuar.
Sipas policisë viktima është Q.B 82-vjeç, i cili po tentonte të kalonte autostradën por është goditur nga një makinë.
Ndërkohë policia njofton se ka arrestuar shoferin E.B.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. B., 82 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.