Një lajm i trishtë është bërë me dije mëngjesin e sotëm, teksa mjeku i njohur beratas Gëzim Lamaj është ndarë nga jeta pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
Lajmin e kanë konfirmuar kolegët e tij dhe deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi, i cili ka shkruar disa fjalë për mjekun. Për të Lamaj ishte humanist i rrallë, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit.
Postimi i tij i plotë:
“Berati zgjohet sot me një lajm trishtues dhe tepër tronditës!
Ndahet nga jeta pas një beteje me Covid -19 Dr Gëzim Lamaj, Mjek radiolog!Njeri i mrekullueshëm, humanist i rrallë si ai, gojëmbel, fytyrëqeshur, model i mirësisë dhe i përkushtimit ndaj qytetarëve të Beratit!
Na janë shteruar fjalët nga helmi i përditshëm i vdekjes!
Ndarja nga jeta e Dr Gëzimit, pikëllon gjithë qytetarët beratas dhe bluzat e bardha. Është hidhërim i pa ngushëllueshëm, por edhe apel për kujdes nga ky virus vrastar!
Ngushëllime Dr Anilës për humbjen e bashkëshortit dhe djalit Renatos për humbjen e babait! Të prehet në paqe Dr Gëzim Lamaj! Lamtumirë Mik i cmuar”.