Një tentativë grabitjeje ka ndodhur sot në Kavajë. Policia e qytetit bën me dije “rreth orës 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhjen me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”.
Po ashtu mësohet se autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Ndërkohë policia bën me dije se është ngritur një grup hetimor për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.