Për Rona Nishliun skena e ‘Eurovizion’ nuk është e panjohur. Në vitin 2012 ajo përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Suus’ dhe arriti të zëri vendin e pestë. Por me sa duket ajo është duke u përpjekur që ta arrijë sërish këtë sukses, por kësaj radhe në emër të Kosovës.
Këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin “OGAE”, në Spanjë dhe mbështetja nga fansat ishte shumë e madhe. Nëpërmjet një fotografie të publikuar në ‘Instastory’ ajo ka zbuluar se është duke punuar fort për të bërë pjesë të ‘Eurovizion’ vendin e saj të lindjes.
“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it. Faleminderit fansave në Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, kishte shkruar një faqe e fansave të festivalit, të cilën Rona e ka përkthyer në gjuhën angleze.
Kujtojmë se pak javë më parë Rona i dha fund beqarisë në një dasmë tepër private./revistawho.com