Disa protestues janë shoqëruar nga policia në qendër të Tiranës. Teksa ishin grumbulluar në tek Sheshi Skënderbej, ndaj të rinjve është hedhur gazlotsjellës, ndërsa një prej tyre është qëlluar me grushta nga policia.
Ky i fundit në pamje të parë nuk shfaq asnjë rezistencë.
Deri më tani nuk dihet se sa është numri i të shoqëruarve.