Nata e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” ishte e mbushur me tension dhe debate të forta. Pas një dënimi nga produksioni për disa banorë, që i detyroi ata të qëndronin në kazermë për thyerje rregullash, situata mori një kthesë të papritur. Vesa, e cila u largua nga kazermë, u vu menjëherë në nominim nga produksioni, duke shkaktuar reagime të ndryshme mes banorëve.
Disa prej tyre u shprehën se kjo situatë po shfrytëzohet nga disa banorë për përfitime personale. Meritoni, njëri ndër banorët, u shpreh se disa po përfitojnë nga kjo situatë, por kur u kërkua nga moderator Ledion Lico të specifikojë se për cilët banorë bëhej fjalë, ai zgjodhi të mos japë emra konkretë.
Kjo sjellje e Meritonit solli një reagim të ashpër nga Ledioni, i cili i tha atij në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Nuk e di me kë je mësuar, por jo me mua! Mua më lër të drejtoj programin ashtu sikurse bën ti me të tëndin. Mua mos më thuaj dikush, ose fol ose hesht!”
Kjo situatë ka shtuar akoma më shumë intrigat dhe tensionet brenda shtëpisë së “BBV3”, dhe tashmë mbetet për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të përshtaten banorët me këtë atmosferë të tensionuar.