Intervista e kryeministrit Edi Rama në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare nuk ka kaluar pa tensione.
Kreu i qeverisë ju drejtua gazetares se ajo është e pa përgatitur në pyetjet që po i drejtonte. Këtë Rama e bazoi në faktin që gazetarja është me fëmijë të vogël, e kjo sipas tij nuk i lë kohë të informohet për të sjellë pyetjet e duhura.
Rama: Kështu është kur interviston kryeministrin e papërgatitur po edhe s’keni faj se keni fëmijë te vogël”.
Ilva Tare: Mos kini merak se kjo s’më ka penguar aspak të përgatitem, por je ti qe duhet të kishe ardhur para dy javësh këtu.
Por edhe pse intervista ka vijuar rrjedhën e saj me pyetje të tjera nuk munguan rastet kur ky incident u rikthye sërish. Gazetarja ndërpreu sërish kryeministrin kur i tha se sapo i kishte mbërritur një mesazh në telefon ku i thuhej se “si ka mundësi është kaq arrogant kryeministri më një zonjë?”.
Por për kreun e qeverisë sjellja e tij nuk është arrogancë. “Unë e quaj pasion”, tha ai.
Edhe pse të dy nuk përmendën emrin e personit që dërgoi mesazhin në mesin e emisionit Live në Ora News, u la të kuptohet se i shqetësuari për sjelljen e kryeministrit ndaj gazetares mund të ishte Eduart Selami, deputeti i Partisë Demokratike me të cilin Ilva Tare ka një fëmijë.
Rama: Ai ka konflikt interesi se kushedi si e ka punën me ty.
Marrë nga Syr