Një infeksion në gji ka bërë që Sara Hoxha të përfundonte dje me temperaturë 40°C dhe shumë dhimbje. Ajo publikoi një foto në Instastory, ku shkruante: “Infeksion i gjirit që dje. Në fakt e nënvlerësova këtë çështje derisa përfundova me temperaturë 40 gradë dhe shumë dhimbje. Mu desh të filloja antibiotikët duke shpresuar se çdo gjë do shkojë mirë!”.
Ndërkohë që të gjithë fansat e partneres së Ledri Vulës u shqetësuan për gjendjen e saj, Sara ka treguar sot si ndjehet përmes disa videove të postuara në rrjetin social, teksa ka falenderuar ndjekësit për mesazhet që i kanë dërguar.
“Doja shumë që të ju falenderoja për të gjithë ato mesazhe që më keni sjellë, për të gjithë ato sugjerime… Doja t’ju thoja që lakra fitoi! Pra sot jam shumë më mirë, jo pak më mirë edhe pse nuk dukem ashtu sepse sapo jam zgjuar nga gjumi, por ndihem vërtetë shumë më mirë. Nuk e di pse më ndodhi kjo sepse më keni pyetur shumë, mbase nuk ka pirë Poi aq shumë seç duhej e mbase unë e kam neglizhuar pak. Nuk di t’ju them, ka arsye të ndryshme pse mund të ndodhi, por ishte diçka shumë e dhimbshme. Jam shumë e lumtur që me kaq kaloi sepse ka edhe më keq. Mamat e reja që jepni gji ju lutem bëni kujdes, shkarkoni mirë gjinjtë sepse çfarë nuk mund të ndodhi”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë pak muaj më parë kur erdhi në jetë vajza e tyre , Poem Blu. Familja e re është mjaft aktive në rrjete sociale dhe kanë ndarë shumë momente nga kjo periudhë e bukur e jetës së tyre në Instagram