Java në ekranet shqiptare, ka qënë mjaft aktive dhe me zhvillime që janë përfolur shumë në media, ndër to edhe dy premiera. Top Channel të mërkurën nisi sezonin e katërt të “Nder dhe Respekt”, ndërkohë që Tv Klan nisi të hënën e shkuar edicionin e dytë të patentës së Endemol “Your Face Sounds Familiar”. Por kush ka qënë ekrani që ka patur interesin më të gjerë tek publiku në web?
Statistikat e Google nxjerrin se për këtë javë Televizioni Kombëtar Klan ka qënë ekrani më i kërkuar nga katër televizionet kombëtare në vend. Top Channel renditet në rendin e dytë dhe Vizion Plus i treti. Në rankim, i fundit mbetet RTSH i cili në fakt do i duhet pak kohë që të ndërtojë audiencën e tij. Por le te shohim me detaje se cili ka qënë programi që i ka shtyrë Shqiptarët të kërkojnë më tepër dhe në cilat qytete është kërkuar më së tepërmi
TV Klan
Termi më i kërkuar: Your Face Sounds Familiar 2, Sarasvatiçandra (Spoiler), Stop, Opinion.
Qyteti ku është kërkuar më tepër: Kukës.
Top Channel
Termi më i kërkuar: Guida e Programacionit, Edicioni Informativ, Nder dhe Respekt 4, Parashikimi i Motit.
Qyteti ku është kërkuar më tepër: Gjirokaster.
Vizion Plus
Termi më i kërkuar: Guida e Programacionit, Edicioni Informativ, Oktapod.
Qyteti ku është kërkuar më tepër: Durres.
RTSH
Termi më i kërkuar: Programet e Sportit, RTSH Sport (Kanal i paketes) .
Qyteti ku është kërkuar më tepër: Dibra.
Copyright IMAlbania.com
SQARIM Ky nuk është një matës audience, por statistika të Google, të cilat mund të krijojnë një ide të përafërt për televizionin/programin më të ndjekur.