Shkak eshte pikerisht nje shkrim i gazetares dhe ish-spikeres se lajmeve te Top Channel, Monika Stafa, tashme drejtuese e keshillit te Ankesave prane AMA ne Gazeten Shqiptare e cila argumentonte si joetike publikimin e dokumentave te ambasadores se BE, Romina Vlahutin, e cila dyshohej per fshehje te pasurise, ku nuk citonte median.
Televizioni Klan ishte pikerisht media e cila publikoi faksimilet e mos deklaraimit te pasurise se Vlahutin, ku ne edicionin qendror televizioni me i madh ne Shqiperi, ka sulmuar hapur ish-spikeren Stafa:
Drejtoresha në Autoritetin Mediave Audiovizive e quan këtë si sulm të egër të medias së palirë shqiptare.
Edhe pse Shoshori nuk përmend emër të mediave, kuptohet qartë që e ka për Klan, se dokumentin e zbuloi dhe e transmetoi Televizioni Klan.
As vetë Ambasadorja Vlahutin nuk e ka kontestuar dokumentin, por ka dhënë shpjegimet e saj, se përse ishte proceduar për shkelje të ligjit.
Atëherë, si mund të thotë një punonjëse e Autoritetit të Mediave që media nuk është e lirë, se botoi një dokument zyrtar të institucionit që kontrollon pasurinë dhe parandalon konfliktin kroat?
Minimumi, ajo ka treguar injorancë profesionale dhe kjo analiste, që sulmon televizionet nuk mund të marrë rrogën nga taksat e televizioneve dhe nuk mund të jetë e paanshme me këto qëndrime. Ajo, nëse do të sulmojë televizionet, është e lirë ta bëjë dhe nuk përbën problem, por kurrsesi nuk mund të jetë edhe Drejtoreshë në Autoritetin e Mediave.
Edhe prokurore edhe gjyqtare e televizioneve, ajo nuk mund të jetë.
Televizioni Klan do ta padisë Kryetaren e Këshillit të Ankesave të Autoritetit të Mediave Audiovizuale për shpifje, fyerje dhe dëmtim të imazhit, pasi shkrimi i saj s’përmbante asgjë tjetër veç kësaj. Ky shkrim, përveç servilizmit ndaj Romana Vlahutin, vjen edhe për shkak se Televizioni Klan nuk e mori atë në punë, pasi u largua nga Top Channel.- shprehet televizioni Klan.
Nderkohe nuk ka ende asnje reagim nga ana e Monika Stafes rreth ketij sulmi.
IMAlbania.com