Sistemimi i frekuencave bazuar në planin kombëtar të AMA dhe të Bashkimit Europian për procesi e digjitalizimit, ka bërë që Televizioni Klan të ndryshojë kanalin e transmetimit në zonën e Shkodrës, e cila merr sinjal nga mali i Taraboshit.
Duk filluar nga e Hëna (19 Shkurt 2017), të gjitë shikuesit që marrin sinjal nga ky mal, do i duhet një kërkim për të rimarrë sinjalin e paketës së RTV Klan. Transmetimi analog i TV KLAN nga kanali 34 që transmeton aktualisht do të transferohet ne kanalin 23, ndërsa transmetimi digital i platformes se TV Klan HD ku përshihen edhe ABC NEWS HD, Klan Kosova dhe Klan Plus HD do të spostohet në kanalin 34 UHF në perputhje me planin Kombetar te Frekuencave.
Ky ndryshim vjen për shkak te respektimit të licenses dhe mosndërhyrjes ne frekuencat e licensuara për Malin e Zi.