Sipas statistikave të nxjerra nga Google, mbrëmja e së Hënës 21/01/2017, ka qënë triumfuese për Televizionin Klan i cili renditet në vendin e parë si më i shikuari i mbrëmjes në orarin 20.00-23.00.
Ertugrul, serali turk i cili ka filluar në oren 21.00 ka bërë që TV Klan të arrij kulmin e kërkesave në internet, duke mposhtur Top Story në Top Channel i cili rradhitet në vendin e dytë, ku i ftuar ishte Alfred Peza deputet edhe gazetar.
Emisioni Stop ka triumfuar gjithashtu ndaj Fiks Fare në Top Channel.
Vizion Plus rradhitet vendin e tretë, ku kërkesat më të shumta për të parë programet e tv të tretë kombëtar në vend kanë qënë në qytetin e Vlorës.
Qyteti i Durrësit vazhdon të ketë interes ndaj çdo qyteti në Shqipëri për të ndjekur programet e Televizionit Publik.
Më poshtë gjendet edhe harta grafike kryesore ku mbizotëron Televizioni Klan dhe TCH.