Mediat greke i kanë bërë jehonë humorit dhe batutave të Agim Bajkos në emisionin e tij “Bypass Show” në Vizion Plus lidhur me ekstremistin Kacifas të vrarë nga RENEA më 28 tetor në fshatin Bularat. Bajko ka thënë në emision se Kacifas mori armën pasi emri i tij nuk ishte në listën e personave që kishin përfituar para nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme greke, çështje kjo shumë e debatuar në Greqi. Sipas ‘Star News’ komente të tilla janë fyese dhe përdhosje e viktimës.
Televizioni grek e quan të marrë Agim Bajkon. Më tej në kronikën e përgatitur me këtë rast, flet edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, sipas së cilit nese punon në shtet dhe ngre zërin për të drejtat e minoritetit, rrezikon të humbasësh punën. Propaganda nuk mbaron me kaq. Një tjetër i intervistuar nga televizioni grek thotë se minoriteti mbyllet në shtëpi nga frika. E gjithë politika kundër grekëve në Shqipëri, sipas tyre, dirigjohet nga kryeministri Edi Rama. Shihni videon më poshtë./lapsi.al