Përdorimi i digjitalit televiziv free-to-air ka patur një ulje historike të konsumatorëve të cilët tashmë të interesuar më tepër ndaj shërbimeve të televizionit me pagesë, sipas shifrave që jep rregullatori i tregut “CNMC”.
Rregullatori ka llogaritur numrin e konsumatorëve të “pay-tv” në Spanjë të cilët kanë arritur në 6.72 milionë në tremujorin e parë të vitit.
Në ndarjen e platformave, qoftë të paguara apo falas, rreth 76.6% e konsumatorëve përdorin shërbimet e DTT, ndërsa 2.8% marrin shërbimin televiziv me satelit dhe 20.6% marin shërbime kabllore ose IPTV. Të ardhurat e IPTV u rritën me 14.7% nga viti në vit, ndërsa shërbimet televizive me bazë në Spanjë – duke përjashtuar kompanitë streaming si HBO, Netflix dhe Amazon – kanë rritur të ardhurat e tyre prej € 11.9 milion, duke arritur në 62%.
Fitimet nga Pay TV ishin 6% më shumë në tremujorin e parë në 556.6 milionë euro, ndërkohë fitimet e televizionit falas kanë rënë me 4.8% në 427.5 milionë euro. Të ardhurat totale nga reklamat televizive sjellin rreth 437.7 milionë euro. Atresmedia dhe Mediaset dominojnë në tregun e kanaleve falas me një pjesëmarrje të përbashkët të tregut që tejkalon masën 85%.
Sipas CNMC, rreth 89% e abonentëve pay TV, ose 5.97 milion abonentë, shohin TV si pjesë e një pakete oferte.
Konsumi mesatar i televizionit vazhdon të qendrojë 4 orë, 7 minuta më shumë se tremujori i kaluar. Kanalet komerciale Telecinco dhe Antena 3 kanë shikueshmërinë më të madhe me 13.2% dhe 12.5% respektivisht./IMA/