Një nga televizionet dikur informative tani gjeneraliste, është drejt shitjes. Më shumë se tri vite më parë ndërroi pronarët, duke kaluar administratorë të rinj, ku ndodhën pak ndryshime.
Nga një televizion informativ u kthye në një televizion, në një tjetër format. Pati shumë ndryshime në staf. Së fundi ka pasur prurje të reja, por mesa duket jo gjithçka shkonte në pafundësi.
CNA.al ka mësuar se po zhvillohen negociata për kalimin e “ABC News” në pronarë të rinj. Interesi është shfaqur nga “Devolli Group”.
Burime zyrtare nga “ABC” i thanë CNA.al, se ende nuk ka diçka të përfunduar. Negociatat vazhdojnë dhe në ditët në vijim pritet të konfirmohet.