Vitet e fundit emisionet e aktualitetit dhe kryesisht ata të politikës në panelin e të ftuarëve kanë përfshirë edhe figurën e analistit. Sot arena televizive numëron disa emra të njohur për publikun, që janë pjesë e pandarë e emisioneve më të rëndësishme në televizionet shqiptare.
Nevoja për të pasur një figurë profesionale në analizën e parë nga një këndëvështrim deri diku të neutral ka krijuar një merkato të re në tregun mediatik shqiptar. Kështu konkurenca midis gjigandëve televiziv i ka hapur derën një tjetër skenari, “blerjen” e analistit më të mirë për të qenë pjesë fikse eprogrameve të tyre.
IMAlbania.com ka mësuar se dy figura të rëndësishme të gazetarisë analitike, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati pas eksperiencave të tyre kanë nënshkruar kontrata me televizionin informativ News24. Mësohet se “kumbari” i kësaj, marrëveshje ka qënë Ylli Rakipi, i cili para pak kohësh është larguar nga Ora News dhe pritet të nis emisionin e tij në News24.
Ndërkaq, Ora News e gjendur në mungesë të pas këtyre largimeve ka angazhuar në rolin e analistit Afrim Krasniqin.
TVSH nuk mbetet pas, prej më shumë se një viti ka pajtuar në rolin e analistit një figurë të njohur të letërsisë, Besnik Mustafaj. Nga ana tjetër Top Channel i mbetet besnik kontratës së 3 viteve të fundit, me analistin e njohur Skënder Minxhozi.
Copyright IMAlbania.com