Rrjeti televiziv Telemundo, kanali amerikan i Universal NBC dedikuar publikut latin nis sonte në prime time, për herë të parë një serial turk.
I pari serial në një rrjet kombëtar prestigjoz amerikan lancon në acess prime time një produksion turk.
Dihet tashmë që edhe Amerika latine është pushtuar nga seriale turke, më i fundit “Kurt seyit ve Sura”, muaj më parë pati një sukses duke hyrë në Top 30 serialet më të ndjekur në Amerikë.
Seriali që do të transmetohet nga Telemundo, “Sulltanesha Kosem” vjen me titullin “La Sultana” dhe parashikohet të jetë suksesi i rradhës për publikun e Telemundo, i cili duket se e ka mirepritur mirë këtë risi.
Kujtojme që fasha e orarit kur do trasmetohet “Sulltanesha Kosem” më parë i dedikohej produksioneve më prestigjoz të telenovelave latine.