Një 28-vjeçar nga Berati është prangosur nga Policia pasi ka tentuar që të vrasë bashkëmosharatin e tij pasi në konflikti banal.
Policia e Beratit kishte marrë një njoftim se brenda një lokali dy persona po përplaseshin me njëri-tjetrin. Sapo kanë marrë njoftimin, Policia është nisur me urgjencë për në vendin e raportuar dhe ka ndërhyrë në shuarjen e konfliktit. Në pranga ka përfunduar 28-vjeçari me iniciale H. Z., i cili tentoi të vriste K. K., 27 vjeç.
Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen. Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.