Të tjera probleme për Zoom. Programi i njohur për zhvillimin e videokonferencave kohët e fundit ka qenë subjekt i sulmeve të shumta kibernetike përmes të cilave një grup hakerash arritën të vidhnin 500 mijë llogari dhe më pas t’i shesin në dark web.
Kompania e sigurisë informatike Cyble zbuloi se hakerat arritën të përdorin fjalëkalimet, lidhjet e URL-së dhe kodet e hosteve të gjysmë milioni llogarish dhe më pas t’i shesin në forumet e dark web me çmimin prej 0.002 cent dollarë secila. Ndërsa disa kredenciale janë dhënë për të lejuar aksesin gjatë “Zoombombing”, ose ndrzshe “pushtimet” reale që ndodhin gjatë konferencave video për të vjedhur informacione konfidenciale.
Në javët e kaluara Zoom ishte akuzuar për shkelje të privatësisë të përdoruesve duke dërguar të dhënat e tyre në Kinë. Aq sa shumë që disa institucione, përfshirë Senatin e SHBA, kanë ndalur kategorikisht përdorimin e tij.
Rasti i fundit ka ndodhur në Singapor, ku përdorimi i Zoom u ndalua pas një sulmi në internet përmes të cilit hakerat arritën të depërtojnë me video porno gjatë videokonferencave. Më parë, aplikacioni gjithashtu ishte ndaluar nga Google dhe Space X për punonjësit e tij, ndërsa Gjermania dhe Tajvani gjithashtu kishin vendosur të kufizonin përdorimin e saj.
Pas kësaj për të përmirësuar imazhin dhe për të zgjidhur problemet e sigurisë në internet, Zoom punësoi një emër si Alex Stamos, ish shefi i sigurisë në Facebook dhe tani profesor në Universitetin Stanford. “Në një kohë krize globale, Zoom është bërë një lidhje e rëndësishme midis punëtorëve, familjeve, miqëve dhe më e rëndësishmja, mes mësuesve dhe studentëve – thotë Stamos në një postim në platformën Medium – Zoom ka punë të rëndësishme për të bërë në sigurinë e aplikacionit, infrastrukturës dhe modelit kriptografik”.