Shikuesit evropianë të televizionit kanë pritje çuditërisht të ndryshme ndaj shërbimeve Ultra HD.
Duke diskutuar rezultatet e një studimi të kompanisë satelitore të Eutelsat mbi informacionin që kanë shikuesit për teknologjinë e rezolucionit ULTRA HD, Claudia Vaccarone, drejtuesja e këtij grupi hulumtues në bazë të statistikave u shpreh se abonentët që paguajnë shërbimin VOD (Video On Demand) do të ishin të gatshëm që në shportën e tyre të shpenzimeve për televizionin të paguanin edhe 4€ më tepër për të marrë shërbimin e këtij rezolucioni të pamjes në ç’do program që ata zgjedhin të shohin.
Nga ana tjeter shikuesit e televizionit me transmetim pa pagesë do të paguanin vetëm 7 € për program.
Ndërkohë, në Gjermani shikuesit që marrin shërbimin PayTV (Televizion me Pagesë), në shpenzimet e tyre për televizionin do të ishin të gatshëm për të kryer pagesën maksimale për marrjen e Ultra HD nën shumën 30 €, ndryshe nga publiku që zgjedh televizionin pa pagesë i cili do të ishte në gjëndje të paguante 1-2 € për ç’do film VOD.
Në Francë, shikuesit e Free TV do të jenë të gatshëm të paguajnë një sasi të ngjashme me ato në Gjermani, ndërsa klientët e pay-TV do investonin 3-10 € në muaj.
Në Poloni, të gjithë përdoruesit pay-TV do të jenë të gatshëm të paguajnë 2.50 € shtesë mbi abonimin aktual, ndërsa në Rusi shifra ishte 1-5 € në muaj.
Studimi u krye në Mbretërinë e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Rusia dhe Turqia, në bashkëpunim me TNS dhe Samsung.
Ai përbëhej nga dy fushata, i pari në vitin 2014 i cili u përqëndrua në Londër, Paris, Milano, Këln dhe Varshavë dhe e dyta në vitin 2015 në Varshavë, Moskë dhe Stamboll.
IMAlbania.com